Djali i kryeministrit Rama, Greg Rama, me sa duket vijon të ndjejë akoma për humbjen e të dashurës së tij, Kristi Reçi, nga tërmeti i 26 nëntorit.
Së fundi, ai ka postuar një foto nga deti, të shoqëruar me një poezi të Teodor Kekos.
Në vargjet e poezisë “Madhështia e detit”, e shkruar në vitin 1980, Gregu, ndonëse nuk përmend emër, duket se ia dedikon pikërisht Kristit.
“Ne rrinim të heshtur pranë detit, vështrimi mbi ty më mbeti. “Sa më do, e dashur?” Ti sytë hodhe nga deti…,” shkruante krahas fotos Gregu.
Kristi Reçi humbi jetën bashkë me të atin e saj, Eduard Reçin, 54 vjeç, nënën Dolora Reçin, 49 vjeç, dhe vëllain Klaus Reçin, 21 vjeç.
Sipas mediave italiane, studentja e mjekësisë dhe Gregu ishin në një lidhje prej dy vitesh, madje një gjë e tillë u konfirmua edhe nga vetë kryeministri Rama.