E dini pse hotelet përdorin vetëm çarçafët e bardhë?

0
241

E kush nuk ka dëshiurë të ketë në shtëpinë e tij, apo të saj, sete të ndryshme çarçafësh me ngjyra, me lule, t’i kombinojë për çdo stinë të vitit, për çdo periudhë e çdo kohë? Të gjithë duam llojshmëri, por ja që jo gjithmonë e kemi këtë mundësi.

Përgjithësisht, në çdo familje nuk mungon një set çarçafësh të bardhë, krahas atyre të tjerëve me ngjyra të ndryshme, me kukulla e kartona të animuar për fëmijët, por edhe me motivacione të shumëllojshme për të rriturit.

Por, a keni vënë re që hotelet gjithmonë përdorin çarçafë dhe jastëkë të bardhë? Dhe a keni menduar ndonjëherë se pse? Rezulton në fakt se ka një arsye të fortë që qëndron pas kësaj. Emma Hooton, stiliste shtëpish në Tielle Love Luxury, i tha revistës Red se çdo ngjyrë tjetër, përveç të bardhës, venitet me kalimin e kohës.

Kjo nuk ndodh kurrë me nuancën e bardhë, ajo është e përjetshme, tërheqëse dhe e freskët. Pra e mësuat arsyen! Që dhoma e hotelit të duket sa më e rregullt, por njëherësh që krevati të duket si i ri dhe super komod, çarçafët e bardhë janë gjithmonë zgjedhje. Kini parasysh, ato kurrë nuk zbehen pas disa larjeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here