Diten e djeshme Aviacioni Civil Italian publikoi të gjitha fluturimet e planifikuara deri tani që do të kryhen mes Shqipërisë dhe Italise gjatë sezonit veror.
Fluturimet nisin nga 16 qershori dhe mund të kryhen nga dy kompani të ndryshme ajrore, Albawings dhe Blue Panorama.
Kjo parashikon që kufijtë me Italinë të hapen nga java e ardhshme, njësoj si me Greqinë, ndërsa janë parashikuar të nisin fluturimet me Athinën nga 15 qershori.
Sipas njoftimit të Aviacioni Civil Italian, të gjitha të dhënat për fluturimet e parashikuara janë të pandryshueshme.