Ditën e sotme, eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, njoftoi se një i afërmi tij kishte humbur jetën nga Covid, duke lëshuar një sërë akuzash në drejtim të sistemit shëndetësor në vend.
Por, ky nuk është denoncimi i vetëm që vjen ndër radhët e ekspertëve. Mjeku Mhill Gecaj ka komentuar në postimin e Erion Dashos, duke treguar një tjetër rast që humbi orën vetëm 8 orë pasi kishte shkuar në spitalet Covid.
Mjeku Gecaj thekson se çdo ditë po diagnostikohen dhjetëra raste, të cilët po mjekohen në shtëpi pa asnjë lloj mbështetje.