Vaksina e koronavirusit është përgatitur edhe nga europianët dhe do të testohet gjatë kësaj jave.
Agjensia e lajmeve Ansa raporton se vaksina Sars-Cov2 u bë në Itali nga kompania Takis. Testet që u autorizuan nga Ministria e Shëndetësisë do të testohen fillimisht tek kafshët.
Këto janë vaksinat e para në Europë, tha shefi ekzekutiv i kompanisë, Luigi Aurisicchio.
Ato janë hapi i parë për të sjellë më pas vaksinën për përdorim njerëzor.
Vetëm Amerika ka kryer testin e parë tek një njeri, ndërkohë që Rusia thotë se do të sjellë prototipet e para të vaksinave në muajin qershor.
Italia është vendi i dytë më i prekur pas Kinës dhe i pari në Europë që ka numrin më të lartë të viktimave dhe të të infektuarve.