Një studiues sizmik, Frank Hoogerbeets duket se e kishte parashikuar tri ditë më parë tërmetin e fuqishëm në Turqi. “Herët apo vonë do të ketë një tërmet rreth 7.5 në rajonin e Turqisë jugore dhe në Jordani të Sirisë”, shkroi ai në rrjetin e tij social.
Një tërmet i fuqishëm goditi sot Turqinë dhe Sirinë duke shkaktuar mbi 1 mijë të vdekur dhe qindra të plagosur.
Disa përdorues të Twitterit megjithatë e fshikulluan duke e quajtur një “pseudo-shkencëtar”, dhe vunë në dyshim parashikimet e tij të mëparshme. Por tërmetit katastrofik të mëngjesit të sotëm, postimi i tij në Twitter është shpërndarë me shpejtësi në internet, duke u bërë viral.
Një antropolog armen shkroi se “Hoogerbeets i parashikon tërmetet bazuar në modelet e gjeometrisë hënore dhe planetare dhe megjithëse shumë nga profetizimet e tij kanë dalë boshe, disa të tjera, e veçanërisht ky i fundit për një lëkundje shkatërrimtare në kufirin turko-sirian ishte jashtëzakonisht i saktë”.
Tërmeti i sotëm, me epiqendër rreth 33 kilometra larg qytetit turk të Gaziantepit, u pasua nga disa të tjera lëkundje, njëra prej të cilave arriti magnitudën 6.7 sipas shkallës Rihter. Sizmologu nga London College, Stephen Hicks, tha se një tërmet i nivelit 7.8 e ka kishte goditur Turqinë në vitin 1939, duke vrarë atëherë 30.000 persona.