Italianët u zgjuan këtë të martë si në një ditë dimri. Oborret para shtëpisë, rrugët, pemët ishin të gjitha të zbardhura nga dëbora.
Edhe pse jemi në gusht, në Stelvio reshjet e borës ishin të dendura, duke arritur deri në trashësinë 20 centimetra. Edhe maja e malit Solda u zbardh.
Në Dolomites nuk ra borë, por temperaturat ishin si ato të ditëve të vjeshtës. Meteorologët thonë se këto temperature janë nën mesataren e sezonit, por shtuan se në ditët në vijim do të arrijnë sërish në 30 gradë.
Të hënën ata parashikuan reshje dëborë në mbi 2500 metra mbi nivelin e detit për shkak të temperaturave të ulëta.
Flokë bore pritet të shihen edhe këtë të martë, ndërsa në Lombardi është paralajmëruar stuhi e fortë shiu.
Edhe pse duket e cuditshme, lajmi eshte i vertete, te gjithe mediat italiane po flasin: TGCOM24, Corriere, Ilfattoquotidiano