Që para se të bëheshin publike këngët konkuruese në “Festivalin e 58-të të Këngës”, lajmi se Elvana do të shpallet fituesja kishte marrë dhenë.
Entuziazmi i Elvanës nga ky paralajmërim i rremë dukej qartë si në rrjetet sociale edhe në skenë e në performancë.
Por zërat filluan të dalin edhe për Arilenën si një fituese e mundshme.
Dhe më në fund momenti erdhi. Në Festival u shpallën fituesit dhe Elvana mori vendin e dytë ku siç shihet edhe në video këngëtarja spo i besonte veshëve.
Elvanës i duhej një konfirmim i dytë për të pranuar çmimin e dytë në Festial dhe për ti lënë triumfin koleges së saj, Arilena Ara.
Gjithashtu edhe në rrjetet sociale të Elvana Gjatës ka rënë heshtija dhe entuziazmi i vetëm një dite më parë duket se është strukur.