Ministria e Shëndetësisë jep lajmin e mire ku mesohet se numri i te infektuarve ka qene ne ulje diten e sotme.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 304 testime për të dyshuar të prekur me koronavirus, nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive dhe shpresojme qe kjo shifer te vazhdoje ne renie ne ditet ne vijim
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin Shefqet Ndroqi po trajtohen 115 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 9 pacientë janë të intubuar. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, 8 në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Sarandë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2637, që nga fillimi i epidemisë.