Një nga historitë më te trishta ne kete pandemi te Covid-19 në botë është ajo e Angela Cortese në Itali.
Babai i saj Francesco, pozitiv me Covid, shkruan “Repubblica“ u shtrua në spitalin Moscati në Taranto në mesnatën mes 1 dhe 2 nëntorit,78-vjeçari komunikonte përmes telefonit me familjarët e tij, por ajo çfarë tregonte ishte me të vërtetë alarmante.
“Ejani më merrni, këtu nuk shpeton dot”.
Në datë 3 nëntor, vajza e tij, avokate, flet me një nga mjekët e spitalit që ndiqte nga afër gjendjen e të atit.
Ai i tha, Babai juaj nuk bashkëpunon,nuk do të vendosë maskën. Pas 10 minutash mund te humbi jeten, bëhuni gati”, raportohet t’i ketë thënë mjeku.