Zgjidhet misteri i shkakut të ndarjes nga jeta të 17-vjeçares Enisa Doda e cila u gjet pa shenja jete rreht 700 metra larg bregut në Velipojë.
Mjekësia ligjore ka përcaktuar se e reja ka humbur jeten për shkak të mb ytjes ndërsa shenjat e nxirjes në trup ishin si pasojë e bllokimit të frymëmarrjes.
Dyshohet se Indrit Bajraktari që ishte në motorin e ujit me vajzën është larguar duke mos e ndihmuar në momentet e vështira duke e lënë të mb ytej.
Ai ka deklaruar se nuk do flasë deri në momentin kur do dalë para gjykatës.
Për ngjarjen ka folur edhe pronari i motorit të ujit i cili ka deklaruar se dikush e njoftoi se një nga të rinjtë po mbytej ndaj edhe shkoi me not drejt tyre.
Pronari hyri në det me not dhe hasi Indritin të cilin e pyeti për vajzën ndërsa nuk u besoi fjalëve të tij se e kishte lënë në breg me xhaxhain.