Ministrja Elisa Spiropali është vënë përballë një propozimi për “martesë”, ku për shkak të publikut, është “detyruar” të thotë “PO”.
E ftuar në emisionin “Shiko Kush LUAN”, ajo ka pasur përballë saj, të gjunjëzuar, aktori Irgen Çela, i cili e ka “propozuar”.
Ministrja pranoi dhe dyshja u “kurorëzuan” . Në skenë u krijuan edhe çifte të tjerë.
Në total u krijuan katër çifte. Anxhela dhe Flor Binaj i thanë “PO” njëri-tjetrit, por Florit i tha “PO” edhe moderatorja e sportit Lei Kraja.
Irgen Çelës (Xhodës) i tha “PO” Spiropali, ndërsa Don Xhonit i tha “PO” këngëtarja Diona Fona.
Por e gjitha ishte një lojë