Nëndrejtori i ISHP, epidemiologu Dritan Ulqinaku ka lëshuar një deklaratë të fortë në emisionin “Repolitix”. Ai ka theksuar se vendi ynë aktualisht ndodhet në pikun e pandemisë së COVID.
Ulqinaku thotë se ky trend shifrash të larta do të vazhdojë edhe për disa kohë, por nuk do të ketë rekorde të tjera.
“Kemi shtrime edhe vdekje, por situata është në raport me numrin e personave pozitiv që fatkeqësisht ka ardhur në rritje. Nuk është problemi a kemi mundësi, por a kemi njerëz të specializuar, të kualifikuar për t’u shërbyer atyre. Nuk shoh ndonjë frikë imediate. Është problemi i stafit më shumë se sa i ambienteve. Nuk pres ndonjë boom rastesh, ky trend do të vazhdojë edhe për disa kohë, mund ta menaxhojmë duke mos kaluar në mbingopjen e spitaleve. Është një trend normal i një jete normale meqë çdo gjë është hapur.
Ky është piku që kemi duke pasur edhe këtë numër vdekjesh. Jemi në kohë të çuditshme, më vonë disa do të qeshin disa do të qajnë. Nuk kemi më shanse të kthehemi më pas. Të jemi secili të ndërgjegjshëm. Me një higjienë të maskës e duarve je 90% i mbrojtur. Aktualisht kemi 120 persona të shtruar. Kemi një numër të rritjeve në të gjithë botën dhe stabilizim të vdekjeve, do të thotë që kemi ulje të virulencës.
Ai ka treguar se mund të vdesë edhe një boksier të shëndetshëm, por ka treguar që nuk mund të ndërrojë jetë një 100-vjeçar. Ka një ulje të ashpërsisë së tij në të gjithë botën”, tha Ulqinaku.