Nje fenomen i cuditshem po ndodh ne vendin tone ku deti po terhqihet kjo ngjarje ka ndodhur ne vlore po dhe ne shingjin.
Por eskperti Osman Metalla tha se:“Së pari ky fenomen nuk ka ndodhur vetëm në Lezhë e Vlorë, pro është në të gjithë vijën bregdetare. Por në këto zona duke qenë se janë zona ku efekti i dukshmërisë është më i dallueshëm ndoshta ka bërë përshtypje më shumë. Se edhe në Durrës është një fenomen i tillë. Këtë zbaticë që është disi mbi normat normale. Ka qenë një zbaticë më e theksuar. Nuk është fenomen për tu shqetësuar”, tha Metalla.
Ekpserti tha se:“Këto fenomene ndodhin në mënyrë periodike. Kjo vjen si pasojë e tërheqjes së trupave qiellor dhe kombinimit të shumë faktorëve të tjerë. Praktikisht batica dhe zbatica është shkaktuar nga forcat gravitacionale të hënës dhe të diellit dhe natyrisht kur këto trupa rreshtohen në mënyrë të atillë kur pozicioni i tyre bëhet në mënyrë lineare. Ku toka hëna dhe dielli janë në vijë të drejtë fuqia gravitacionale e tyre amplikfikohet dhe shkakton një baticë diku në rajone të tokës më të dukshme dhe në disa vende zbaticë më të theksuar. Është një fenomen i zakonshëm, plus kësaj koeçidon edhe faktorë të tjerë. Si presioni i lartë atmosferik dhe ku ka presion të lartë kemi lloj ulje të nivelit të detit. Fenomeni “rivers” ndodh fenomeni i kundërt. Kishim edhe hënën e plotë më 18-19 mars. Dhe kishte një kombinim të një seri faktorësh që bënë që kjo zbaticë të ishte më e dukshme.” tha Metalla.