Olsi falë Zotit arriti të behet më mire dhe mundi të japë nje interviste.
Sipas Olsit ajo që ndodhi erdhi si pasojë e nje gabimi qe kane bere me mangallin me prush të harruar në dhomë.
Ja si shprehet ai:“Ne hëngrëm darkë me familjen dhe vajtëm e u shtrimë. Morëm edhe një mangall me prush e vendosëm në dhomë dhe kaq. Asgjë tjetër nuk mbaj mend. Se si më kanë dërguar në spital, se kush më ka dërguar nuk di fare asgjë”, tregoi ai.
Ndersa nena e tij tregon se:“Hapa derën e dhomës. I gjeta të shtrirë në krevat. Djali kishte rënë kështu (shpjegon me dorë), ndërsa nusja ishte mbështetur mbi gjoksin e djalit. O Dilo o Dilo….” tregon zonja Bukurie.