Foto e Naim Murselit në Facebook ngre dyshime.Kur e planifikoi vrasjen e Liridonës?

Një postim i tij në Facebook tregon se deri sa larg arrin qenia njerëzore të shkojë, teksa kishte postuar një foto me familjen në rrjetet vetëm pak ditë përpara se të ndodhte vrasja.

Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus e ka trajtuar me detaje këtë ngjarje që shokoi mbarë opinionin publik shqiptar.

Naim Murseli tregohej i kujdesshëm me postimet në Facebook, për të shfaqur se ishte i lumtur me Liridonën dhe fëmijët. Fotoja e fundit e publikuar së bashku me Liridonën nga Naimi në Facebook, është 13 ditë para krimit.

“Një mbrëmje e bukur me familjen në Budva”, shkruante ai.

Në foto, të vetmit që duken të lumtur janë Liridona dhe i biri. A ishte kjo foto një mënyrë për të manipuluar opinionin pas vrasjes?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *