Kengetari i njohur Gena ka treguar nje histori te bukur qe i ka ndodhur ne nje dasem.
Dihet qe ne dasmat shqiptare hidhen shume para por disave i pelqen te hedhin me shume nga te tjeret dhe ketu qendron problemi pasi i pelqen qe te duken.
Këngëtari ka zbuluar dhe një rast kur i kanë hedhur rreth 7-8 mijë euro false dhe është ndjerë i turpëruar, por nuk i ka telefonuar ata që bënë dasmën.
Gena: Kemi çuar lekët në bankë u trondita dhe nuk iu besova dot syve, aty është turp i madh se kanë dalë që janë false dhe është problem tjetër.
Pyetje: Çfarë vlere mund të kenë qenë false?
Gena: Rreth 7-8 mijë euro. Përpara 10 vitesh, ishin të kopjuara aq mirë sa nuk kuptoheshin. Ai mund të të hedhë dhe florinj e të dalë bakër. Ideja është që ke në dorë lekë false dhe ndihesh i turpëruar në atë moment.