Spektakli i sotëm iu dedikua Granitit. Ai më herët kishte rrëfyer për ‘’Vëllanë e Madh’’ gjithë momentet më të rëndësishme të jetës së tij.
Granit Cana bëhet biond dhe çmend vajzat
Ai tregoi për di vorcin e prindërve, për vështirësitë ekonomike të mëdha dhe për përgjegjësinë e madhe në faktin e të qenit mashkulli i vetëm i familjes.
Graniti rrëfeu pasionin e tij për futbollin, dashurinë për familjen dhe për nënën që është pika e tij e dobët. I përlotur ai tregoi se për shumë vite nuk ka mundur t’i tregojë gjithë vështirësitë që ka kaluar.
‘’Nuk kam marrë deri vonë guximin t’i shpreh këto gjëra. Mamaja është pika ime e dobët. Gjithësesi prej çdo vështirësie jam bërë ky që jam sot’’,- tha ai.
Graniti tregoi se e ka vuajtur shumë divorcin e prindërve, por nëna e tij është përpjekur ta përballojë edhe këtë rol duke u bërë edhe mama edhe baba përgjatë rritjes së tij.
‘’Kur kisha ndeshje të gjithë baballarët e miqve ishin aty, vetëm i imi jo. Për mos ta ndjerë mungesën mami im vintenë stadiume. Ka bërë punë nga më të ndryshme të përballonte jetën tonë’’,- shtoi ai.