Banorët kanë më shumë se sa dy javë të izoluar por mesa duket disa gjëra themelore nuk po gjejnë dot zgjidhje mes tyre.
Ndarja e detyrave lidhur me rregullin dhe pastërtinë në shtëpi mund të konsiderohet me bindje si ‘’molla e sherrit’’ për konkurentët.
Paraditen e sotme ata kanë tentuar nëpërmjet një mbledhjeje të përcaktojnë një rend të caktuar për ndarjen e punëve të shtëpisë.
Nga gjithë diskutimi lindi dhe një k onflikt në dukje b anal mes Fifit dhe Monikës. Këngëtarja e ak uzoi Monikën se kujdesi i saj për pastërtinë është i tepruar.
“Ti e tepron, mua ma ngece bukën ne fyt. Ja, ky lloj njeriu je ti’’,- tha ajo. Nga ana tjetër Monika replikoi duke thënë: Je shumë e vogël, të paktën unë nuk ofendoj njëri. Me mua ke ndërprerë çdo marrëdhënie.
Debati degradoi në ofendime nga të dyja palët, teksa dhe banorët e tjerë ndërhynë për t’i dhënë fund kësaj mosmarrëveshje. Një natë më herët Fifi dhe Monika u dakortësuan me njëra-tjetrën që të organizojnë disa debate mes tyre në mënyrë të tillë që të provokojnë pjesën tjetër të banorëve. Nuk dihet nëse dhe ky konflikt i sotëm ishte pjesë e këtij pakti.