Në një transmetim direkt, gazetarja Anila Hoxha ishte brenda një pallati, në lagjen 13 të Durrësit.
Pallati ku ndodhej gazetarja kishte shumë dyer të hapura nga hajdutët, të cilët kanë shfrytëzuar situatën e vështirë dhe kanë hyrë për të marrë sendet me vlerë nëpër apartamente.
Pra në një rrethanë të tillë kemi dy situata që janë si dy anët e një monedhe.
Nga njëra anë shumë qytetarë janë solidarizuar me situatën dhe janë duke dhuruar ndihma materiale dhe monetare për banorët e prekur, por
nga ana tjetër ka edhe persona të tjerë që shfrytëzojnë këtë situatë dhe panikun e qytetarëve që janë larguar nga shtëpitë e tyre duke u larguar drejt vendeve që konsiderohen më të sigurta, dhe kanë hyrë në banesat e këtyre të fundit për të marrë sendet me vlerë dhe gjërat që mund të gjejnë në brendësi të tyre.