Humbi jeten ne moshen 19 vjecare nga i dashuri. Ja mesazhet qe shkruante Kristjana ne facebook

0
95

GREQI- Krisjana Brakaj vdiq në duart e të dashurit të saj, Qamil Taja, 25 vjeç nga Shqipëria. Por, në profilin e saj në Facebook, 19-çarja fliste përmes shprehjeve e fotove që postonte.

Në një prej tyre, vajza, gjithashtu shqiptare shkruante se pavarësisht çdo lëndimi, njeriu duhet të sigurohet që kurrë të mos ia vjedhin buzëqeshjen. Postimet janë bërë në periudha kohore të ndryshme dhe nuk dihet nëse kanë lidhje me historinë e dashurisë që ajo kishte me personin që e vrau.

Postimet:

1-Flisni të vërtetën, edhe zëri juaj dridhet

2-Pavarësisht se sa shumë ju lëndojnë ata përreth jush, sigurohuni që të mos ju vjedhin buzëqeshjen

3-Kur dëgjoj njerëzit që flasin, ajo që dëgjoj është ajo që nuk më thonë!

Qamili i mori jeten Krisjanën teksa ajo flinte në divan dhe armën e zjarrit e futi në frigorifer. Më pas, u vetëdorëzua në polici, ku deklaroi se shkaku për vrasjen ishte bërë xhelozia, pasi e reja punonte në një klub nate.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here