Manjola Cakoni është një nga personat që i mbijetuan ngjarjse që goditi Shqipërinë më 26 nëntor.
Ajo ndodhet në spitalin e Traumës në kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve por ende nuk e di se vajza dhe burri nuk arritën të shpëtonin nga tërmeti i fuqishëm.
Në këtë tragjedi, Manjola Cakoni humbi vajzën 15 vjeçare Drita dhe bashkëshortin Kastriotin.
Ndërkohë që i mbijetuar në këtë tragjedi që ka prekur familjen është djali i saj Alesio Cakoni i cili u bë i njohur për faktin që dy lojtarët e Juves, Ronaldo dhe Bufon i dhuruan bluzën e tyre.
Ogerta Manastirliu shkruan: Për fat të mirë Manjola po përmirësohet nga dita në ditë, me shpresën që të gjejë forcën të kapërcejë humbjen e madhe! Po kujdesemi për mamin e Alesios së vogël që shpëtoi për mrekulli nga tragjedia e Thumanës, që të jetë sa më shpejt me djalin e saj dhe të ringrihen më të fortë”.
Djali i saj Alesio Cakoni, ka fituar zemrat e gjithë shqiptarëve duke u kthyer në një simbol të shpëtimit nga shembja e shtëpisë, kur vetë nga frika fëmija, “ka fluturuar” me gjithë gërmadhat nga kati i pestë. Edhe Alesio, Babin dhe Motrën nuk do ti shohë më.