Shqiptari Petrit Lekaj, i cili pak muaj më parë, pasi i mori jetën vajzës e tij Sabrina Lekaj , e ka pranuar që është ai autori.
Mediat e huaja shkruajnë se shqiptari u shfaq përmes një lidhjeje me Skype në Gjykatën Supreme, duke pranuar fajin të bijës . Pas krimit të rëndë, shqiptari është mbyllur në një spital psikiatrik, ku raportohet se ndodhet në gjendje jo të mirë.
Siç shkruajnë mediat, prokurori ka kërkuar një raport të pavarur nga specialistët psikiatër për të akuzuarin, i cili e ka pranuar krimin. Por deri më tani kur kanë kaluar disa muaj pas ngjarjes, nuk dihet motivi i saj.
Po ashtu nëna e Sabrinës mbetet konfuze për motivin që e shtyu burrin e saj të kryejë këtë veppër. Avokati mbrojtës i shqiptarit, Ben Sale, i kërkoi gjykatës sot kohën e nevojshme për të siguruar raportin psikiatrik përpara dhënies së dënimit.
Gjyqtari Trish Kelly e shtyu vendimin për gjykimin deri më 4 shkurt. Siç shkruajnë mediet e huaja, 49-vjeçari u dërgua në James Nash House, institucioni ku mbahen personat e paraburgosur që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, në Adelaide.