I moshuari bën një pishinë në oborrin e shtëpise për fëmijët e lagjes, arsyeja eshte prekese

    Nuk e duronte dot më vetminë, heshtjen mbytëse që ra në shtëpinë e tij pas humbjes të së shoqes; kjo ishte arsyeja pse Keith Davison, në moshën 94 vjeçare, kërkoi kurën e duhur për trishtimin që e preku.

    I moshuari vendosi të ndërtojë një pishinë të madhe në kopshtin e shtëpisë së tij, në Minnesota, për të mirëpritur të gjithë fëmijët e lagjes që kishin dëshirë të qendronin në një vend pa zhurma.
    Historia e tij preku shumë njerëz dhe është shpërndarë menjëherë nëpër mediat e vendit.

    Keith e humbi të shoqen një vit më parë, nga kan ceri, fare pak përpara 66 vjetorit të martesës së tyre. Nga ai moment, ishte thuajse e pamundur për të të qendronte në shtëpi, vetëm:

    “Nuk e imagjinoni se si mund të ndihesh. Qaja shumë. Është normale të jetë kështu sepse ajo nuk është më këtu”- ka treguar Keith. Edhe pse ka tre fëmijë, ai nuk është bërë me nipër e mbesa prandaj askush nuk mund t’ia largojë trishtimin.


    Mendimi për ta ndryshuar situatën përmes kësaj mënyrë i erdhi fare rastësisht. Një ditë, një prej komshinjve i pati thënë të adoptonte një fëmijë. Nga këto fjalë ai mendoi ta kthente kopshtin në pishinë. “E dija që do të vinin të gjitha”- ka treguar më pas.

    Investimi kushtoi 20 mijë dollarë por ia vlejti çdo kartëmonedhë. Dhjetëra fëmijë frekuentojnë përditë, falas, pishinën e tij dhe janë në çdo moment të ‘survejuar’ nga sytë e të moshuarit të mbushur me dashuri!

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *