Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë jugperëndimore si dhe vlera të larta të presionit atmosferik.
Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet e larta malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 7-10m/s.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 15 deri 32°C, në zona e ulëta 15 deri 35°C,në zona bregdetare 19 deri 34°C