I riu shqiptar humb jetën në aksident në Itali, dy të tjerë të plagosur

    Një aksident tragjik u shënua në Itali, me pasojë vdekjen e një të riu shqiptar.

    Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së shtunës, kur një makinë Mercedes 320 CDI, doli nga rruga dhe u përplas me një pemë.

    Si pasojë e përplasjes gjeti vdekjen 22-vjeçari shqiptar Andi Grori, me banim në Castelfranco Emilia, i cili ishte në drejtimin e mjetit.

    Ndërkohë të plagosur rëndë mbeti 21-vjeçar italian nga Castelfranco i cili ishte pasagjer në sediljen e parë.

    I dëmtuar lehtë mbeti edhe një 20-vjeçar nga Rumania me banim në Castelfranco, i cili ndodhej në sediljen e pasme të mjetit.

    Dyshohet se në rrethana të paqarta Grori humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me pemën. Dy të plagosurit u dërguan në spital, por 21-vjeçari vijon të jetë në gjendje kritike.

    Për të hedhur më shumë dritë mbi shkaqet e aksidentit, hetimet janë në vijim.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *