Këngëtarja e njohur Fatmira Breçani ka ndryshuar disi pamje pas nderhyrjeve të fundit qe ka bere.
E ftuar në Top Channel në emisionin “Ftesë në 5” ajo tregoi se për këtë vit i ka vënë disa qëllime të rendesishme vetes që lidhen kryesisht me kujdesin si dhe transformimin e pamjes së saj të jashtme.
‘Kete vit i kam vene vetes detyre qe do i heq 10 kile, po mundohem shume me i heq po kane zene vend e nuk po levizin. Burri im ben shume shaka dhe i thashe qe do bej ndonje nga keto marifetet qe bejne vajzat e reja, ai me kujtoi vicin pasterma qe une ha’, tha ajo, duke shkaktuar te qeshura ne studio.