Renato Telha, trajneri i djalit të Luiza Mullallit, 46-vjeçares së vrarë në Maliq nga bashkëshorti i saj ka dhënë një deklaratë për mediat. Ai shprehet se familja Mullalli ka pasur probleme për shkak të autorit të ngjarjes.
Sipas trajnerit, vetë djali 21-vjeçar i familjes rrëfente se prindërit e tij ziheshin, i ati pinte alkool dhe ishte xheloz. Telha shprehet se i kishte thënë shpesh djalit se Gjergj Mullalli “ishte i sëmurë psikik”.
Renato Telha: Jam trajneri i çiklizmit të Skënderbeut dhe djalin e kësaj familjeje ka 8 vjet që e kam në ekip. Është një çiklist shumë i mirë, djalë i mirë. Probleme ka patur me familjen.
Ju ka treguar, çfarë problemesh?
Renato Telha: Na tregonte që ziheshin sa herë i ati me të ëmën.
Për çfarë arsyeje ziheshin?
Renato Telha: Po arsye xhelozie.
Ka shfaqur ndonjë problem bashkëshorti i viktimës?
Renato Telha: Ai ishte i sëmurë, ishte i sëmurë psiqik, i thosha sa herë Nuriut, ore Nuri kurojeni këtë se s’është në rregull. “Jo, babi është mirë”, thoshte. Ça t’i bësh!
Pinte alkool i ati?
Renato Telha: Shumë. Ai fëmijë sa herë shqetësime. Nuk e la njëherë që të vinte në garë dhe të bënte një garë tamam. Sa herë shqetësime, shqetësime.
Po zonjën e njihnit, viktimën?
Renato Telha: E njihja, ishte një grua shumë e mirë, e mrekullueshme. Çfarë të them?
Po çfraë mund ta ketë shtyrë të ketë ndodhur kjo ngjarje?
Renato Telha: Ishte i sëmurë ai, ishte i sëmurë psiqik.
Ju thatë xhelozia.
Renato Telha: Xhelozia.
Ishin edhe në prag divorci.
Renato Telha: Po. tvklan