Mbrëmjen e djeshme, pranë Aquilas së Italisë u shënuan 3 lëkundje brenda harkut të 30 minutave.
Lëkundja e parë u shënua rreth orës 22:55 e shkallës 3.7 ballë me epiqendër 2 km nga qyteza Barete e me thellësi 14 km nën sipërfaqen e tokës.
Disa minuta më vonë nga ora 23:16 u regjistrua një tjetë lëkundje në shkallën 3.4 ballë me epiqendër përsëri në Barete e me thellësi 13 km nën tokë. Ora 23:22 është pasuar nga një tjetër lëkundje e shkallës 2.2 ballë.
Të shumta kanë qenë telefonatat e banorëve në Departamentin e Mbrojtjes Civile e të zjarrfikësve. Shqetësimi ka shtynë disa banorë të zonës të qëndrojnë jashtë shtëpive të tyre gjatë natës.