Emergjencat Civile në Itali kanë njoftuar së fundmi se sot kanë humbur jetën nga koronavirusi 525 pacientë ndërkohë që numri i të infektuarve në 24 orë është 4316 raste.
Edhe ditën e djeshme u raportua se në shtetin fqinj vdiqën 681 persona.
Gjatë 2 javëve të fundit shifrat në Itali kanë qëndruar të larta, duke bërë që numri në rang kombëtar të arrijë në 15 887 të vdekur.
Duket se tashmë kurba e pandemisë në Itali po shkon drejt uljes.
Gjithsesi Italia ka patur një bilanc lufte nga kjo pandemi e cila ka çuar në kolaps edhe sistemin shëndetësor në këtë vend.