Italia ka raportuar rritjen më të madhe të numrit të të infektuarve nga dita në ditë me koronavirusin e ri.
Autoritetet kombëtare të shëndetësisë u kanë thënë gazetarëve se kanë regjistruar 3,497 raste në 24 orët e fundit.
Kjo shifër nënkupton 20 për qind rritje të numrit të rasteve nga një ditë në tjetrën.
Pak më shumë se gjysma e këtyre rasteve janë raportuar në Lombardi, rajonin verior të Italisë, që është prekur më së keqi në Evropë nga ky virus.
Numri i të prekurve me këtë sëmundje në Itali ka arritur në 21,156. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në gjithë botën, në total janë: 153,586 njerëz të infektuar, 5,789 të vdekur dhe 72,587 të shëruar.