Italiani i merr jeten shqiptarit pasi i zbulon se ai kishte lidhje me gruan e tij

Gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës, karabinierët italianë kanë arrestuar një pensionist italian 78-vjeçar, Walter Budri, banues në Garbagnate Milanese, për vrasje me dashje.

Në përfundim të një debati të dhunshëm, i moshuari, pa precedentë penalë ka qëlluar 4 here me pistoletë të kalibrit Beretta 22, në drejtim të 45-vjeçarit shqiptar, Dritan Hakaj, i papunë dhe me disa dosje policie.

Viktima i goditur nga një plumb i vetëm në gjoks ka ndërruar jetë në vend nga plagët e rënda që ka marrë. Krimi ndodhi në ndërtesën në via Varese në Garbagnate, ku Budri jeton së bashku me gruan e tij, një shqiptare 51-vjeçare dhe djalin e saj 11-vjeçar. Nga hetimet e para rezultoi se 45-vjeçari shqiptar banues në Milano, kishte një lidhje jashtëmartesore me gruan.

Sipas rikonstruksioneve fillestare, 78-vjeçari kishte dijeni për tradhtinë e gruas dhe praninë e Hakajt në shtëpinë e tij .

Natën e krimit, 45-vjeçari është shfaqur i dehur në shtëpinë e Budrit dhe gruas së tij dhe ka nisur të sulmojë gruan, madje edhe ta sulmojë në sytë e djalit të saj 11-vjeçar. Në atë moment i moshuari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë në ajër, në përpjekje për ta trembur Hakajn. 45-vjeçari i frikësuar ka zbritur shkallët dhe në hyrjen e pallatit 78-vjeçari e ka qëlluar sërish duke e vrarë në çast viktimën.

Një ambulancë dhe një makinë policie kanë shkuar në vendngjarje, por personeli mjekësor nuk ka mundur ta shpëtojë Hakajn. Konteksti dhe dinamika e krimit, siç dolën nga kontrollet fillestare, tashmë do të duhet të konfirmohen në vijimësi të hetimeve. Burimi JOQ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *