Lodigiano, 50 mijë banore, qyeteza te boshatisur: shkolla të mbyllura, zyra publike dhe bare. Ndalen edhe Karnavalet
Qytetarët e Codogno, Casalpusterlengo dhe Castiglione ftohen të qëndrojne në shtëpi transmeton shqiptari.net
Përveç gjashtë personave qe u zbuluan diten e enjte, janë gjithashtu pesë mjekë (njëri prej të cilëve është mjek kryesor) dhe tre pacientë nga spitali Codogno.

Pas 38 vjeçarit italian e bashkëshortes së tij shtatzënë të cillët rezultuan pozitiv nga koronavirus, 3 miq të ngushtë si dhe 11 persona të tjerë pas ekzaminimit mjekësor janë të infektuar nga ky virus. Dy prej tyre janë një çift i moshuar nga Vo Euganeo në Veneto e gjëndja shëndetësore e njërit prej tyre është mjaft kritike.

Gjithashtu u kanë kërkuar banorëve të komunave të evitojnë kontaktet sociale e kush shfaq shenja gripi të kontaktojë menjëherë me strukturat mjekësore.
Komunat ku janë mbyllur shkollat e institucionet publike janë Codogno në Lombardi. Me një urdhër lëshuar nga kryetari i bashkisë së kësaj komune deri ditën e dielë do të qëndrojnë të mbyllura shkollat, palestrat, e zyrat e administratës publike, diskoteka, salla lojërash etj.