Ja cfare i thane kercenuesit babait te Naim Murselit

Babai i Naimit ka bere nje deklarate publike diten e sotme ku thote se disa njerez duan ta zgjidhin ceshtjen me kanun.

Ai eshte shprehur se:“Na kanë ardhur sonte dy persona dhe na kanë thënë qe “ne kërkojmë gjak”. Thonë se duan përmes Kanunit ta zgjidhin këtë çështje. Tek të tri familjet, dhe jo vetëm tek unë. Unë nuk mundem me i thanë dikujt “mos më vrit”.

Kur të duan le të më vrasin, unë s’kam çfarë të bëj. S’kam zgjidhje. Policia më ka thënë që pas çdo lëvizjeje, çdo mesazhi, na lajmëroni. I thirra e iu thashë që jam i kërcënuar me jetë.

Iu thashë që i kam dy fëmijë të mitur në shtëpi. Tani kam dy patrulla të policisë që janë duke e ruajtur shtëpinë. Ishte edhe një hetues civil. Unë e kam për nipat, se mua të më vrasin kur të duan” tha Murseli.

Ai thotë se gjendja shëndetësore e dy fëmijëve të Liridonës dhe Naimit është e mirë. Por një gjë të tillë e ka mohuar vëllai i Liridonës, Leonardi. Ai thotë se po të donin të bënin një gjë të tillë, do e kishin bërë kohë më parë.

“Më babanë edhe vëllanë, po, e kemi përmendur se kemi folur që mos të na dalë më përpara. Gjakova është e vogël dhe mundemi me u përpjekë me ta. Për këtë arsye kanë çuar njerëz, që mos me u ndesh me ta.

Vetëm që ata të mos na dalin përpara. Nëse jemi gjaknxehtë, vjen edhe më e keqja. Ne besojmë në drejtësi, s’kam ç’të them unë për Kanun. Siç deri tash që ua kemi lanë autoriteteve, edhe tani atyre ua lëmë” .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *