Për të ruajtur formën dhe cilësinë e rrobave, duhet të shmangni disa gabime gjatë larjes së tyre në lavatriçe. Janë disa gjëra që ju i bëni rëndom kur lani rroba, por që nuk duhet t’i bëni më sepse po i shkatërroni ato.
1. Detergjenti i tepërt
Duke shtuar shumë pluhur larës në lavatriçe, ajo mund të mbetet në jakat e bluzave apo të xhaketave. Në këtë mënyrë ato nuk lahen mirë dhe për më tepër duke qenë aty mund të dëmtohen. Kështu, detyroheni t’i lani sërish.
2. Zinxhirët dhe kopsat
Zinxhirët duhet të mbyllen gjithmonë para larjes, sepse mund të dëmtohen vetë së pari, por mund të dëmtojnë edhe rrobat e tjera. E njëjta gjë vlen edhe për kopsat kur janë të zbërthyera.
3. Zbardhuesi i tepërt
Zbardhuesi i bën pëlhurat më pak të qëndrueshme, kështu që përpiquni të përdorni sa më pak prej tij, ose në vend të tij mund të përdorni disa pika limoni ose pak sodë buke.
4. Larja e kostumit të banjos
Kostumi i banjos apo edhe rroba të tjera me material elastike janë rreptësisht të ndaluara të lahen në lavatriçe. Ata duhet të lahen vetëm me ujë të vakët dhe me dorë.
5. Ndaloni lavatriçen për pak pushim
Disa amvisa e ndalojnë herë pas here lavatriçen gjatë larjes për një pushim të shkurtër, duke menduar gabimisht se ciklet e njëpasnjëshme mund ta dëmtojnë atë. Është më mire të lani rrobat njëherësh pa ndalesa sepse kështu reduktoni edhe konsumimin e energjisë.
6. Një cikël për jastëkët dhe batanijet
Në qoftë se ju jeni duke larë jastëkët me pupla dhe batanijet në makinë larëse, duhet t’i lani ato dy herë. Puplat mbledhin shumë shkumë dhe vetëm larja e dytë mund t’i pastrojë thellësisht.
7. Përdorimi i zbutësve tek peshqirët
Zbutësit nuk duhet t’i përdorni në larjen e peshqirëve sepse ato zvogëlojnë pëlhurën absorbuese. Zakonisht uthulla është një alternativë ideale.
8. Mbingarkesë rrobash
Nuk ka nevojë për mbingarkesë rrobash në makinën larëse, sepse ndodh që ato të mos jenë larë mirë, duke ju detyruar të përsërisni edhe një herë procesin e larjes.
9. Larja e xhaketave me pendë
Për larjen e xhaketave me pendë rekomandohet të vendosen edhe 3 topa tenisi në kazanin e lavatriçes. Ata nuk lejojnë ngjeshjen e pendëve dhe mbetjen e shkumës në të.
10. Mbyllni derën e lavatriçes kur ajo nuk është në punë
Nuk duhet kurrësesi të mbyllni derën e lavatriçes gjatë kohës që ajo nuk është në punë. Duke u kujdesur për pastrimin e lavatriçes nuk lejoni shfaqjen e mykut dhe pluhurave të pakëndshme. Për të zgjatur jetëgjatësinë e makinës, duhet ta ktheni atë në një cikël 90 gradë duke shtuar në të uthull ose lëng limoni.shiko.news