Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka postuar sot parashikimin e motit për ditët në vijim.
Me anë të një postimi në Facebook, SHMU bën me dije se temperaturat në zonat malore do të arrijnë dhe nën zero.
“Dita e enjte, parashikohet me mot të kthjellët dhe vranësira të përqendruara kryesisht përgjatë maleve. Në zona të thella malore, borë e dobët e izoluar.
Era, pritet të fryjë nga kuadrati i veriut e në orët e pasdites e vrullshme, kryesisht në brigjet detare. Valëzimi në bregdet, i forcës 3 deri 4.
Temperaturat parashikohen në: zonat malore -1ºC deri në 7ºC, zonat e ulëta 2ºC deri në 15ºC, zonat bregdetare 4ºC deri në 16ºC”, shkruan SHMU.