Donaldi dhe Iliri debatuan ashpër me njëri-tjetrin, teksa ky i fundit po iu mësonte të gjithë banorëve koreografinë e një kërcimi. Iliri i tërhoqi vëmendjen Donaldit, duke i kërkuar të mos fliste. Ai i tha se me sjelljen e tij po tregonte edukatën dhe disiplinën artistike.
Kledi dhe Semi i dolën në mbrojtje Donaldit, duke i thënë Ilirit se po flisnin të gjithë e jo vetëm ai.
Iliri: Mos flit se ke 1 orë që flet vetëm ti
Donaldi: Po flas me njerëzit
Iliri: Nuk ke të drejtë të flasësh se po bëjmë një gjë
Donaldi: Pse të kam paguar lekët unë ty?
Iliri: Po jo nuk ke paguar lekët, por a është kjo gjëja?
Donaldi: Me çfarë të shqetësoj se nuk e kuptoj?
Iliri: Po të dëgjoj që flet
Donaldi: Po do flas, ça të bëj?
Iliri: Këtu duket edukata jote dhe se çfarë artisti je ti
Kledi: O Ilir ça janë këto komunikime tani?
Iliri: Kam 1 orë që po e dëgjoj
Kledi: Po flisnim të gjithë
Donaldi: Ilir e di kur do ta tregoj edukatën tënde? Të martën
Iliri: Këtu duket disiplina jote artistike dhe ça njeriu je, ti bën ironi gjithë kohës. Nuk ke respekt për asnjë nga këto
Semi: Pse duhet të kapesh vetëm me Donaldin? Ne po flasim të gjithë
Kledi: Të gjithë po flasim
Donaldi: Pse po flasin të gjithë dhe ti më thua vetëm mua? Nuk e kuptoj
Iliri: Ti po flet aty mbrapa, bën batuta
Donaldi: Do bëj sa të jem jetën time
Iliri: Nuk kam nerva të merrem me ty. Je zero si njeri, si çdo gjë. Je skandal
Donaldi: Jam unë skandal? Pse? Se fola kur po flisnin të gjithë?
Iliri: Të tjerët bëjnë pyetje, ti je zhurmues, ironik nga mëngjesi deri në darkë
Donaldi: Të kuptoj zemra ime, ah sa e vuan ti m shpirt