Koronavirus vazhdon të përhapet me shpejtësi në të gjithë botën duke prekur të moshuarit, të rriturit, madje dhe fëmijët.
Mendohet se prek vetëm të moshuarit, por shifrat tregojnë më shumë. Pjesa më e madhe e të prekurve janë të moshuar, por 5% e të infektuarve në Itali, pra rreth 420 njerëz janë më pak se 30 vjeç.
Kjo përqindje përfshin të rinj dhe fëmijë. Për momentin, 43 foshnje italiane kanë rezultuar pozitive ndaj koronavirus, të cilët janë nga 0 deri në 9 vjeç.
Midis tyre bën pjesë edhe vajza 45 ditëshe dhe një foshnje e porsalindur në Bergamo, megjithëse fatmirësisht janë në kushte më pak të rënda. Në total, fëmijët përbëjnë 0.05% të përqindjes së tërë të njerëzve pozitivë për koronavirus: një shifër e ulët, e cila sidoqoftë nuk duhet të nënvlerësohet fare.
Në detaje, nuk ka asnjë rast të vdekjes midis 0 dhe 18 vjeç, 10% midis 19 dhe 50 vjeç. Ndërsa 46% e vdekjeve përfshijnë grupmoshën nga 51 deri në 70 vjec, ndërsa për ata mbi 70 vjeç përqindja është 44%.