Për Dorisa Parllakun, fëmijëria nuk ka qenë aspak e thjeshtë. Arsyeja? Nishani i madh që ka në fytyrën e saj. Një gjë krejtësisht natyrale, por shkak që njerëzit ta tallnin.Studentja e gazetarisë thekson se është rritur me paragjykime.
Ajo ishte e ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku tregoi se përballet shpesh me pyetje të tipit “Kush ta ka nxirë syrin?”“Kam lindur me këtë nishan. Tani që jam rritur më pëlqen që ta kem dhe nuk dua që ta heq. Shpesh më pyesin se pse nuk bën ndërhyrje për ta hequr”.“Bëjnë pyetje të ndryshme. Çfarë e ke dhe pse e ke nxirë syrin? E kuptoj që u vjen çudi, por për një pjesë tjetër që është moshë e rritur, që kuptojnë më shumë dhe që pyesin.
Kjo nuk është një pyetje”.“Është një pyetje që e bëjnë dhe tani. Ndonjëherë lëndohem për pjesën se janë persona të rritur. Duhet të gjejnë një mënyrë tjetër për të të pyetur”.“Kam qenë e mbyllur, nuk dilja shpesh, vetëm me shoqërinë më të afërt dhe kështu e kaloja dhe ditën. Ndërsa tani jam ndryshe”, rrëfeu mes të tjerash Dorisa.