Diten e sotme Komisioni Europian ka rekomanduar shtetet anëtare të Schengen-it që të heqin kontrollet e brendshme në kufij nga 15 Qershori ndërsa të zgjatet kufizimi i përkohshëm i udhëtarëve pa nevoja esenciale deri më 30 Qershor 2020.
Më pas, KE i bën thirrje shteteve që të kenë një qasje të tyre në mënyrë që të heqin në mënyrë kufizimet. Duke parë situatën shëndetësore me vendet e treta, KE rekomandon që të mos ketë një hapje të përgjithshme të kufijve.
“Kufizimet duhen hequr për vende që vendosen nga Shtetet Anëtare, bazuar në një sërë rregullash dhe kriteresh objektive duke përshirë situatën shëndetësore etj.”, thuhej në deklaratën e Komisionit Europian.
Ylva Johansson, komisionere për Çështjet e Brendshme tha se kjo është një qasje e pastër dhe fleksibël për heqjen e kufizimeve duke filluar nga 1 korriku.
“Udhëtimi ndërkombëtar është kyç për turizmin, biznesin dhe për ribashkimet familjare dhe shoqërore. Ndërkohë që duhet të qëndrojmë të kujdesshëm ka ardhur koha që të bëjmë përgatitje konkrete për heqjen e kufizimeve me vende në të cilat situata shëndetësore është e ngjashme me të BE-së”, tha Johansson.
Komisioni Europian rekomandon që të hapen kufijtë edhe me Ballkanin Perëndimor.
“Komisioni rekomandon heqjen e kufizimeve të udhëtimit për Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë nga 1 Korriku duke parë se situatat e tyre epidemiologjike janë të ngjashme ose më mirë se ajo në BE”, thuhej në deklaratë