Kryeministri Rama para dy ditesh dha urdhër se diten e diel se mund të dilnin deri në orën 11 të paradites vetem nënat me fëmijë deri në 10 vjeç. Lidhur me këtë gjë ka reaguar edhe këngëtari, Luis Ejlli.
Ai i ka lene nje koment Ramës:
Dje nxorre pensionistat, sot mamatë. Të hënën bëje me alfabet. Le të dalin ata që i fillon emri me A, të martën ata me B, etj. Kur të mbërrish të K dil vetë.
Menjehere Rama ka kthyer pergjigje duke komentuar kështu:
Luis Ejlli humor kaps quhet ky.
Dhe më pas këngëtari i është kthyer:
Po unë t’u drejtova si kryeministër me K, pastaj se të shkon mendja tjetërkund.