Këngëtarja e njohur Mariola Kaçani është bërë nënë për herë të parë. Ka qenë partneri i saj që ka ndarë lajmin e bukur në rrjete sociale.
“Dita më e bukur e jetës tonë, që nuk do ta harrojmë kurrë. Zoti na bekoi me djalin tonë. Faleminderit Zot”, ka shkruar ai dhe postimi është rishpërndarë më pas dhe nga këngëtarja.
Këngëtarja e njohur shqiptare bëhet nënë për
Mariola e ka sjellë në jetë djalin ditën e djeshme, ndërsa dhe vëllai i saj, Jurgeni, i ka kushtuar një këngë nipit që sapo ka ardhur në jetë.
Këngëtarja e njohur shqiptare bëhet nënë për
“Faleminderit vëlla, është dhurata më e bukur që më bëre. Të duam shumë dajo Juri.”, është shprehur këngëtarja për surprizën që ka bërë i vëllai.