Kjo eshte 19 vjecarja qe u vra nga i dashuri 25 vjec mengjesin e sotem

Greqi- Një ngjarje e rëndë u raportua sot në Greqi. 25- vjeçari Qamil Taja vrau me armë bashkëjetuesen Krisjana Brakaj 19-vjeçe.

Xhelozia ishte shkaku që shtyu 25 vjeçarin që të ekzekutonte të dashurën në Pire të Atikës gjatë orëve të para të mëngjesit.

Foto e saj janë bërë tashmë publike, ndërsa në një prej postimeve të saj në rrjete sociale shkruhej “Pavarësisht se sa shumë të lëndojnë ata përreth teje, sigurohu që të mos ta vjedhin buzëqeshjen”.

Ndërsa në profilin e saj shkruhej: E vërteta që shqetëson, vlen më shumë se një gënjeshtër që është e përshtatshme!

Sipas policisë greke, autori qëlloi disa herë me pistoletë, plumbat e së cilës e kapën 19-vjeçaren në kokë dhe gjoks.

Në vazhdim i riu u dorëzua në rajonin e policisë në Pire, ku edhe u tha policëve se vrau për xhelozi bashkëjetuesen e tij.

Policia theksoi se ai ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj viktimës. Çifti banonte në një hyrje në lagjen Kaminia të Pireut. Pikërisht brenda banesës së tyre u gjet edhe trupi i viktimës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *