Pak ditë më parë, Gazment Bardhi tha publikisht se një deputet i Rithemelimit është marrë peng nga Edi Rama pasi i është gjetur një vilë 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit. Të njëjtën deklaratë e ka bërë publike edhe mbrëmjen e kaluar në një një emision.
Sipas tij, kjo e bën atë deputet që t’i shërbejë Ramës. Një gjë e tillë shkaktoi debat brenda PD-së duke çuar në reagimin e deputetëve të tjerë. Bardhi tha se kjo vilë i përket njërit prej deputetëve Flamur Noka; Edmond Spaho; Tritan Shehu dhe Bujar Leskajt. Në lidhje me deklaratat e Bardhit kanë reaguar Tritan Shehu dhe Edmond Spaho.
Kjo vilë 760 mijë euro në njërin prej komplekseve më luksoze në Gjirin e Lalzit është bërë shkak për debate të forta mes deputetëve të PD-së.
Më vonë, Bardhi bëri ironi në rrjetet sociale duke publikuar edhe detaje nga vila në fjalë, e cila sipas tij e kishte ulur çmimin nga 760 mijë euro në 670 mijë euro ndërkohë që publikoi në Facebook edhe të dhëna që e identifikojnë këtë pronë në faqen e kompanisë “Real Estate” që e ka nxjerrë në shite.