Klodian Çalamani është larguar nga paraburgimi i Fierit, për t’u dërguar në atë të Vlorës.
Shkak për transferimin e tij është bërë mundësia e ndonjë sulmi ndaj tij në burg, për shkak të krimit të rëndë që ai ka kryer.
Çalamani ka qenë i shoqëruar nga policia e burgjeve dhe policia e rendit kur është transferuar në Vlorë, ku është shfaqur dhe i trembur.
Gjatë ditës së sotme familjarët e të miturit qëndruan me orë të tëra në ambientet e Gjykatës së Fierit, ndërkohë që për shkak të tensionit masa ndaj Çalamanit u dha në mungesë.
Pas qëndrimit për disa orë në ambientet jashtë Gjykatës, dhe përplasjes me punonjësit e rendit, familjarët e të miturit dolën në rrugë dhe në qendër të Fierit, për të mbledhur firma për peticion, që kërkon dënimin e Çalamanit me vdekje.
Edhe pse në vendin tonë është i ndaluar dënimi me vd ekje, familjarët e Mateos kërkojnë me çdo kusht dënimin ekstrem të autorit.