Altin Hyso është një prej shqiptarëve, të cilët e humben betejën me koronavirusin në Itali.
Siç gazetes italiane “Il Messaggerro” 45-vjeçari jetonte prej 25 vitesh në Sulmona dhe prej shumë kohësh kishte zbuluar se kishte një sëmundje te rëndë, kundër së cilës ai luftoi shumë.
Për 6 vjet ai kishte arritur të jetonte më sëmundjen.
Ai nderoi jete në spitalin e Chietit, ku ishte transferuar nga institucionet shëndetësore pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.
Dëshira e tij e fundit ishte që të vdiste në shtëpinë e tij mes njerëzve të dashur të familjes, dëshirë e cila mbeti e paplotësuar.
“Në prisnim rezultatin e testit të dytë, për ta sjellë atë në shtëpi”, thanë familjarët e 45-vjeçarit shqiptar.
“Ne do ta kujtojmë atë për buzëqeshjen e tij që nuk u zhduk kurrë, madje as gjatë viteve të vështira të sëmundjes dhe madje edhe pasi mësuam se ai ishte pozitiv “, thanë familjarët.
Hyso, i cili punonte si punonte si punëtor ndërtimi la gruan dhe dy fëmijët e tij të mitur, ndërsa ngjarja e rëndë preku komunitetin mbarë shqiptar në Abruzzo.
Emigranti shqiptar ishte një person i vlerësuar dhe i respektuar, i cili e donte jetën.