Prej perhapjes së pandemisë në Shqipëri, bluzat e bardha kanë qenë ndër më të ekspozuarit për shkak të kontaktit të drejpërdrejtë që kanë vazhdimisht me të infektuarit.
Nuk janë të pakëta rastet e mjekëve dhe infermierëve ne Shqiperi që jane infektuar në vendin tonë.
Burime per Abcnews tregojne se gjatë ditës së djeshme është konstatuar me koronavirus edhe një mjek i njohur në Dispancerisë Qendrore në Tiranë.
Mësohet se përvec tij është infektuar edhe bashkëshortja e tij.
Virusi gjithashtu ka hyrë edhe në shtëpinë e vëllait të mjekut, ku janë testuar pozitivë kunata dhe vajza e tij, ndërkohë që ai ka dalë negativ në testin e parë.
Pozitive me koronavirus ka dalë gjithashtu edhe vajza e vëllait tjetër të mjekut të Dispancerisë.