Kryeministri Edi Rama nga Kuvendi ka njoftuar se në fund të nëntorit do të hapet edhe Rruga e Arbrit.
Ai ka treguar se më 29 nëntor do të hapet rruga, duke thënë se vonesa është shkaktuar për shkak të pengesave në Qafën e Murrizit.
“Në 29 Nëntor do të hapet Rruga e Arbrit me të vetmin problem që në Qafën e Murrizit që ka krijuar vonesa, gjitha pjesa tjetër është gati.
Jo si në tunelin e Elbasanit, që pasi i ratë daulles bashkë me “llumin” sikur thua ti, jo unë, u deshën kushedi sa para për t’u marrë me rrëshqitjet” tha Edi Rama.