Kthehet nga stervitja ne shtepi. Humb jeten futbollisti 21 vjecar

Lojtari 21-vjeçar i Atletico Tucuman, Fabrizio Navarro, ka ndërruar jetë në banesën e tij.Të gjitha mediat argjentinase tregojnë se Navarro ka mbaruar stërvitjen e më pas është nisur për në shtëpi.

Djaloshi kishte konsumuar drekën e më pas ishte shtrirë për të pushuar, por nuk u çua më.

Navarro pësori një atak kardiak gjatë kohës që ishte në gjumë, gjë e cila i mori jetën.


Sulmuesi 21- vjeçar së fundmi kishte kryer edhe testet mjekësore me klubin e tij argjentinas, por nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim dhe mjekët nuk kishin identifikuar ndonjë problem.

Klubi ka përshëndetur për herë të fundit lojtarin e tyre me një mesazh në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *