Kush do ta marrë kujdestarinë e fëmijëve të Liridonës pasi babai eshte ne burg?

Dy fëmijët e Liridona Ademajt, 4 dhe 6 vjeç kanë mbetur jetimë, pasi i ati Naim Murseli tashmë në burg, i vrau nënën.

Të miturit ishin prezentë kur autorët e vrasjes të maskuar si grabitës i vranë të ëmën, në një ngjarje totalisht të inskenuar nga i ati me një pagesë prej 30,000€ për vrasësin Granit Plava.

Djemtë nuk e dinë ende se e ëma është ndarë nga jeta dhe e kërkojnë atë çdo natë para se të bien në gjumë. Ata e dinë historinë e treguar nga i ati si të vërtetë, sikur plaçkitësit i ndaluan në mjet dhe nënën e tyre e harruan aty.

Fëmijët gjenden aktualisht në shtëpinë e familjes Murseli dhe nën përkujdesjen e gjyshërve. Ata kanë shtetësi suedeze dhe politikat e këtij shteti, përsa u përket fëmijëve janë tejet burokratike e të ndërlikuara.

Do jetë gjykata që do vendosë për fatin e tyre teksa është bërë thirrje të dërgohen sa më parë në Suedi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *